Tronditet sërish Porto Riko, tërmet 6.5 rihter një ditë pas tërmetit 5.8 rihter
07.01.2020 11:08
Një tërmet me forcë 6.5 sipas shkallës rihter, goditi Puerto Riko në orët e para të së martës...

Tërmeti goditi në afërsi të qytetit Tallaboa në bregdetin jugor të ishullit, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Autoriteti i Energjisë Elektrike raportoi një ndërprerje të energjisë në tërë ishullin, pasi termocentralet aktivizuan mekanizmat e tyre të mbrojtjes dhe dolën jashtë shërbimit.
Autoritetet thanë që ata po vlerësojnë infrastrukturën e energjisë dhe i nxitën banorët të qëndrojnë të qetë.
Qendra Kombëtare e Paralajmërimit të Tsunamit nuk dha megjithatë asnjë alarm rreziku të mundshëm.
Tërmeti vjen një ditë pasi një tërmet 5.8 goditi rajonin jugor të territorit amerikan, i cili ka përjetuar një varg tërmetesh ditët e fundit.
