Maqedoni

Besimtarët ortodoksë festojnë Krishtlindjet

07.01.2020 11:24

Besimtarët ortodoksë të cilët udhëhiqen sipas kalendarit Julian, sot festojnë Krishtlindjet....

Krishtlindja është festa më e gëzueshme ortodokse që feston lindjen e Jezu Krishtit. Krishtlindja festohet për tri ditë. Mëngjesi i Krishtlindjes fillon me kambanat e mëngjesit të hershëm që kumbojnë nga të gjitha kishat dhe tempujt ortodoksë, të veshur me veshje festive dhe marrin pjesë në një liturgji të Krishtlindjeve.
 
Njerëzit përshëndeten me fjalët "Krishti lindi" dhe "Lindi vërtet". Familjet me fëmijë më të vegjël pas mëngjesit përgatiten dhe shkojnë te të afërmit e tyre. Qëllimi i kësaj feste është pikërisht lidhja e njerëzve në këtë ditë me Perëndinë dhe të afërmit e tyre për të kaluar kohë cilësore së bashku dhe festuar lindjen e Krishtit.