Parlamenti i Iranit vendos Pentagonin si grup “terrorist”

07.01.2020 11:42

Parlamenti i Iranit sot unanimisht votoi një mocion për caktimin e ushtrisë amerikane....

Parlamenti i Iranit sot unanimisht votoi një mocion për caktimin e ushtrisë amerikane dhe Pentagonit si organizata terroriste si përgjigje e vrasjes së gjeneralit iranian Qasim Soleimani në Irak, transmeton Anadolu.

Deputetët iranianë miratuan mocion emergjent për të “ndryshuar projektligjin që kundërshton masat kundër krimit të fundit të SHBA-ve”.

Sipas një prej neneve të projektligjit, qeveria iraniane është e detyruar të ndajë për Forcën e Kudsit të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike 200 milionë euro përmes Fondit Kombëtar të Zhvillimit për të forcuar fuqinë mbrojtëse të forcave.

Mocioni për ndryshimin e kundër masave u miratua nga 223 ligjvënës që ranë dakord për përgjithësimet dhe detajet e mocionit.