Botë
Fyle kërkon dialog politik në Tiranë
29.09.2014 18:16
Vizita e fundit e Stefan Fyles në Tiranë si eurokomisioner, duket se ka dalë mjaft frutdhënëse...

Teksa në qendër të takimit të 4 të dialogut Shqipëri-BE në qendër të diskutimeve ka qenë bojkoti i opozitës, thirrjet e Fyles për bashkëpunim qeveri-opozitë kanë gjetur përgjigjen pozitive të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Ai i ka hapur rrugë të djathtës, duke shprehur gatishmëri për t’i plotësuar çdo kërkesë logjike, ku në kushtet prej disa muajsh, opozita nuk është e pranishme në parlament.
Gjatë takimit që Fyle pati gjatë paradites me kreun e opozitës, Lulzim Basha, ky i fundit shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar për reformat, nëse qeveria nuk shkel kushtetutën.
Gjatë takimit të fundit të Fyles si eurokomisioner në Tiranë, ai është pritur fillimisht nga kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ku bëri thirrje për maturi në parlament nga të gjitha forcat politike.
LULJETA NDOKA
