Australia ende nën frikën e zjarreve, sinoptikanët: Të enjten kthehet moti i nxehtë

07.01.2020 14:05

Pothuajse 2 mijë banesa janë shkatërruar plotësisht nga flakët që kanë përfshirë këtë periudhë Australinë...

Autoritetet po përgatiten fuqishëm për përkeqësimin e situatës në ditët në vijim. Së paku 25 persona kanë humbur jetën nga zjarret.

Rreziku mbetet tejet i lartë dhe flakët po përhapen në vatra edhe më të mëdha.

Në disa nga zona të prekura nga flakët, pati reshje të lehta shiu dhe ulje të temperaturave, por zyrtarët thonë se nuk ka vend për t’u gëzuar, pas të enjten pritet sërish ngritje e temperaturave.

Ata bënë  thirrje që kjo situatë të shfrytëzohet për të evakuuar njerëzit dhe për t’i dërguar në një vend të sigurt.

Autoritetet druhen se flakët e mëdha, mund të arrij në pikën e bashkimit duke krijuar fronte të paparashikueshme zjarri, atë qe e kanë quajtur “mega-zjarri”, duke paraqitur rrezik të lartë për jetët e njerëzve dhe shtëpive.

Zjarret kanë shkatërruar plotësisht  1588 shtëpi dhe dëmtuar 653 të tjera. Rreth 200 shtëpi janë shkatërruar në Victorian fqinje dhe më shumë se 100 banesa në vendet e tjera të prekura nga zjarret.

Këshilli i Sigurimeve të Australisë vlerësoi se fatura e dëmit ka arritur në 700 milion dollarë, pritet që kostoja sigurisht të arrijë shifra edhe më të larta. në disa nga qytetet të cilat janë mbuluar nga tymi, si Canberra, Sidnei dhe tani Melburni, mjekët kanë paralajmëruar rritje të rreziqeve të rrugëve aspiratore veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe gratë shtatzëna.

MIGENA GORENCA