Ndarja e pushtetit në Kosovë, LDK fton Vetëvendosjen të reflektojë e balancojë
Kryesia e LDK-së është takuar sot për të diskutuar...

Kryesia e LDK-së është takuar sot për të diskutuar rreth mënyrës së implementimit të rezultatit tё zgjedhjeve tё 6 tetorit dhe krijimit të institucioneve të reja të Kosovës.
Asnjë prononcim për media nuk u dha pas takimit nga zyrtarët e LDK-së, por qëndrimi i kryesisë për koalicionin e ardhshëm qeverisës, u përcoll përmes një komunikate.
LDK-ja vlerëson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve.
Konsideron se partisё qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar institucionet. Shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit.
LDK-ja fton Lёvizjen Vetёvendosje qё tё reflektojё mbi bazёn e kёtij parimi, nё bazё tё tё cilit edhe ёshtё ndёrtuar qёndrimi i LDK-sё lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndёrmjet tyre.
