Futboll

Elita e futbollit në vend, xhiro e 9-të

29.09.2014 18:24

Xhiroja e 9-të në Elitën e futbollit në vend ka sjell një sërë takimesh interesante...

Shkëndija e Tetovës në stilin e uraganit ka demoluar totalisht rivalin local Teteksin duke e mundur me rezultat ofendues 5 me 0.
 
Me ardhjen e strategut shqiptar, në krye të Kuq e zinjëve Shkëndija po luan gjithnjë  e më mirë dhe nëse vazhdon me këtë ritëm atëherë sdo mend se skuadra Tetovare do të luaj rol kyq në shoqërin e më të mirëve në vend.
 
Faktor tjetër me rëndësio sa I përket takimit në fjalë janë shikuesit të cilët kishin mbushur tribunat e stadiumit rrëz Sharrit në numër mbi 10 mijë që është vizitë fantastike.
 
Renova kursesi tam err të mbarën. Futbollistët e Qatip Osmanit kan përjetuar edhe disfatën e dytë rrishtazi duke u mundur në Shkup, nga Metalurgu me rezultat bindës 3 me o. Nëse gjipsarët vazhdojnë me këtë ritëm atëherë me siguri se do ta ken shumë vështirë për të ruajtur statusin anëtarit të ligës së parë.
 
Lideri I tabelës vardari ashtu edhe sic pritej festoi me lehtësi kundër Sileksit të Kratovës të cilin e mundi me rezultat 2 me o.
 
Bregallnica në vatër të vet festoi kundër Pelisterit të Manastirit me rezultat të ngjashëm 2 me o ndërkaq kampioni actual Rabotniqki është e vetmja skuadër e cila këtë javë shënoi fitore në transfertë me rezultat minimal 1 me o kundër Horizont Turnovës.
 
Pas 9 xhirove të zhvilluara, tabelës së klasifikimit I prinë skuadra e vardarit me 21 pikë, Metalurgu është I 2 me 5 pikë më pak 17 ndëkaq Shkëndija dhe Pelisteri ndajnë pozitat 3 dhe 4 me pikë identike 15-të.Renova është e 8 me vetëm 9 pikë të tubuara.
 
Marrë në përgjithsi ka qen një javë e suksesshme ku Shkëndija e tetovës vazhdon të jetë skuadra më e vizituar ngase të dielen e përcollën mbvi 1o mijë shikues që është vizitë për lakmi.
 
Javën e ardhshme në program është java e 10.
 
SAMI ADEMI