Maqedoni

Rasti "TNT", paralajmërohet edhe një padi ndaj Këshillit Gjyqësor

07.01.2020 18:14

Jovica Strashevski, avokati i ish kryetarit të komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, në rastin “TNT”...

Jovica Strashevski, avokati i ish kryetarit të komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, në rastin “TNT”, për herë të dytë kërkon nga kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, që të mbledhë urgjentisht Këshillin e të vendosë rreth kërkesës së Gjykatës Penale pas skadimit të mandatit të gjykatëses porotë, Liljana Ivanovska Koçkovska.
 
Sipas tij, gjykatësja porotë me mandat të skaduar nuk guxon të marrë pjesë në seanca gjyqësore dhe  përkujton se me këtë veprim ajo kryen vepër penale. Përveç padisë së paralajmëruar për gjykatësen porotë, Strashevski paralajmëroi padi edhe ndaj Këshillit Gjyqësor.
 
"Pse nuk dilni në publik si organ i cili duhet të kontrollojë punën e gjykatave dhe gjykatësve dhe nuk i zgjidhni këto fakte të pakontestueshme, të cilat si dilema duan të plasohen në opinion. Sepse heshtja është pjesë e strategjisë, të cilën dikush e ka paramenduar, ndërsa ju që e implementoni. Do të duhet të përgjigjeni para organeve të ndjekjes, për çka dhe paralajmëroj padi në MPB dhe Prokurori."
 
Paraqitja e Liljana Ivanovska Koçkovskas në gjykim është në kundërshtim me Ligjin për Gjykatat, thotë Strashevski, duke pyetur  se në bazë të cilit ligj dhe cilit nen Këshilli Gjyqësor duhet të konstatojë mbarim të mandatit, dikujt që veç më i ka mbaruar mandati më 23 dhjetor 2013.
 
Përveç Strashevskit, padi ndaj gjykatëses porotë paralajmëroi edhe avokati Elenko Millanov.
 
Ndërkaq avokati Merxhan Dauti që mbron Elizabeta Najdovskën, tha një ditë më parë se mossigurimi i përkthimit të materiale në gjuhën shqipe është shkelje e Kushtetutës, Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, me këtë edhe shkelje të vetë procedurës gjyqësore.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI