Botë

Tensionet Iran – ShBA, NATO ndërpret trajnimin e forcave irakiane

07.01.2020 19:57

Aleanca Veri-atlantike fton Iranin dhe Lindjen e Mesme të ulin tensionet dhe të tregohen të përmbajtur në përshkallëzimin e situatës...

Në mbledhjen urgjente të Këshillit të NATO-s, Aleanca vendosi të ndërpresë misionin në trajnimin e forcave irakiane në luftë kundër terrorizmit. 
 
“Aleatët tanë janë shprehur të gatshëm në luftë kundër Shteti Islamik dhe misionit në Irak. Kudo që veprojmë, mbi të gjitha siguria e personelit tonë është prioritet dhe për këtë për momentin kemi ndaluar me trajnimet në terren dhe po ndërmarrim masa preventive për mbrojtjen e njerëzve tanë. NATO është e gatshme të vazhdojë me trajnimin dhe ndërtimin e kapacitetet kur do të lejojnë rrethanat.”,- deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
 
Vendet anëtare të NATO-s njëzëshëm janë pajtuar gjithashtu se nuk duhet lejuar Iranin të zhvillojë armë nukleare, u shpreh Stoltenberg. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU