Botë

Zgjerimi i BE-së, Macron optimist në takimin me Plenkoviçin

08.01.2020 10:37

Para takimit me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç, në Paris, presidenti francez, Emmanuel Macron...

Para takimit me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç, në Paris, presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se dëshiron që Samiti i majit në Zagreb të ishte i suksesshëm dhe se ndryshimet në metodologjinë e procesit të negociatave ishin parakusht për hapjen e negociatave me vendet kandidate.
 
“I bashkohem përpjekjeve tuaja që Samiti në maj në Zagreb të arrijë unitet dhe se është një sukses për Evropën. Franca ka propozuar një metodologji të re për procesin e zgjerimit, në mënyrë që të mos jetë thjesht një proces burokratik, por një rrugë politike, që mund të përshpejtohet dhe që përmban kushte e gjithashtu përfitime konkrete për vendet kandidate“, deklaroi Macron. “Do të doja të theksoja dëshirën e Francës që samiti në Zagreb të jetë i suksesshëm”, shtoi Macron.
 
Të dy liderët diskutuan mbi kuadrin e negociatave për marrëdhëniet e ardhshme midis Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, negociatat për kornizën e re financiare shumëvjeçare, përgatitjet për konferencën për të ardhmen e Evropës dhe Samitin BE-Evropë Juglindore që do të mbahet në maj në Zagreb. Me marrjen e presidencës së radhës të Këshillit të BE-së më 1 janar, Kroacia dëshiron ta zhbllokojë ketë proces sepse konsideron se nuk ka asnjë alternativë për perspektivat evropiane të vendeve të Evropës Juglindore., ka deklaruar kryeministri kroat Plenkoviç.