Botë

Kosova në pritje të marrëveshjes, sot takimi final mes Kurtit dhe Mustafës

08.01.2020 11:02

Kosovarët vazhdojnë të jenë në pritje të një marrëveshjeje mes dy subjekteve fituese në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar...

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK sot do të bëjnë përpjekjet e fundit për të arritur ose jo koalicionin për të bashkëqeverisur me vendin brenda mandatit të ardhshëm 4 vjeçar. Në orën 14:00 në Kuvend priten të takohen kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
 
Ky takim vjen pas takimit të mbajtur një ditë më parë i cili zgjati në më shumë se 3 orë dhe rezultoi pa asnjë konkretizim të qëndrimit nëse do të ketë apo jo koalicion për qeverinë e re dhe institucioneve të reja të Kosovës. Takimi rezultoi vetëm me një fjali që dy liderët janë marrë vesh që sot të realizohet edhe një takim i cili është final.