Iran, rrëzohet avioni me 176 udhëtarë, asnjë i mbijetuar
08.01.2020 11:36
Disa orë pas sulmit iranian mbi bazat raketore amerikane, një aeroplan ukrainas Boeing 737...

Disa orë pas sulmit iranian mbi bazat raketore amerikane, një aeroplan ukrainas Boeing 737, me 170 pasagjerë u rrëzua vetëm dy minuta pas ngritjes në aeroportin Imam Khomeini në Teheran.
Përfshirja e avionit nga flakët pas përplasjes e vështirësoi ndërhyrjen e menjëhershme për shpëtimin e jetëve të viktimave. Autoritetet po punohet për të sqaruar rrethanat e tragjedisë. Tashmë janë identifikuar viktimat, 82 janë iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas (përfshirë ekuipazhin), 10 suedezë, 4 afganë, 3 gjermanë dhe 3 britanikë. Deri më tani thuhet se aksidenti tragjik ndodhi për shkak të vështirësive teknike. Ambasada e Ukrainës përjashtoi idenë e një sulmi terrorist duke thënë se rrëzimi erdhi si pasojë e një problem në motor.
