Ndryshojnë çmimet e derivateve, benzina e dizeli lirohen për gjysmë denari

08.01.2020 14:23

Komisioni Rregullator i Energjetikës vendosi çmimet e reja të derivateve të naftës....

Benzina, dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri prej mesnatës lirohen për gjysmë denari. Çmimi i ri i Eurosuper BS-98 do të jetë 68 denarë për litër, 70 denarë do të jetë Eurosuper BS-98, 62,5 denarë litri i Eurodizel, 51,5 denarë do të kushtojë litri i EL-1.
 
Çmimi i mazutit M-1 NS do të rritet për 0,305 denarë dhe një kilogram do të shitet për 38,548 denarë. Ulja e çmimeve të derivateve të naftës mesatarisht do të jetë 0,48 për qind. Vendimi i Komisionit Rregullator për Energjetikë është sjellë në bazë të çmimeve të derivateve të naftës në tregun botëror dhe kursit të këmbimit të denarit ndaj dollarit në shtatë ditët e fundit.