Maqedoni
VMRO-DPMNE: LSDM po krijon ndarje në shoqëri. LSDM: Punojmë për një shoqëri për të gjithë
08.01.2020 16:55
VMRO-DPMNE vazhdon të kërkojë shkarkimin nga postet partiake dhe shtetërore Mersiha Smaloviq dhe Zoran Bojarovski...

VMRO-DPMNE vazhdon të kërkojë shkarkimin nga postet partiake dhe shtetërore Mersiha Smaloviq dhe Zoran Bojarovski, që sipas VMRO-së, shpërndajnë gjuhë të urrejtjes dhe antisemitizëm.
Opozita akuzon LSDM-në se po krijon ndarje në shoqëri si dhe mbjell ndjenjën e pasigurisë për grupe të caktuara civile.
“Zoran Zaev në vend të pamfletave të zbrazëta që shkruan në fejsbuk, menjëherë ta shkarkojë Mersiha Smajloviq nga pozita në LSDM dhe Zoran Bojarovski nga pozicioni, këshilltar i kryeministrit në qeveri. Antisemitizmi dhe gjuha e urrejtjes nga funksionarë të LSDM-së nuk duhet lënë pa dënuar. Dënimi i zbrazët pa dëshmi konkrete është përkrahje për sulm mbi bazë nacionale dhe fetare për Rashella Mizrahin nga funksionarët e partisë së saj.”,- deklaroi Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE.
Nga LSDM kundërshtojnë akuzat se funksionarë të caktuar ushqejnë gjuhën e urrejtjes. Mersiha Smajloviq është pikërisht figura që kontribuon dukshëm për konceptin "Një shoqëri për të gjithë", thonë nga LSDM.
“Mersiha është një ndër personat e cila fuqishëm përkrah konceptin "Një shoqëri për të gjithë" dhe shikuar nga ky koncept, assesi nuk shoh asnjë nevojë të shkarkohet nga komisioni.”,- tha Kostandin Kostandinov nga LSDM.
Nga LSDM dërgojnë mesazhin që të gjithë të jenë të kujdesshëm në komentet që mund të lëndojnë grupet etnike, qoftë në baza fetare apo etnike.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
