Maqedoni

Koalicionet parazgjedhore, LSDM e VMRO mbeten në koalicionet tradicionale

08.01.2020 17:47

Blloku maqedonas ndërkohë duket se ndjehet rehat në koalicionet tashmë të provuara ndër cikle zgjedhore...

VMRO pranon se nuk është e interesuar të dalë jashtë koalicionit tradicional para zgjedhjeve, por pas zgjedhjeve duhen pritur rezultatet. LSDM thotë se ende ka kohë për të diskutuar koalicionet, megjithëse duket vështirë të gjejë partner parazgjedhor në bllokun shqiptar. 
 
“LSDM-ja ka program dhe koncept me të cilin do të dalë para qytetarëve. Në pjesën e koalicioneve parazgjedhore, nuk do të doja të flas. Mendoj se akoma është herët. E lus VMRO-DPMNE-në që të dalë dhe të tregoj qëndrimin e saj, a janë për integrim në NATO dhe BE apo ende do të jenë pengesë për anëtarësim në strukturat euroatlantike.”,- deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinovski.
 
“Nuk besoj se cilido nga subjektet politike në vend është i interesuar për koalicion parazgjedhor mes vete me cilëndo parti tjetër, por pas zgjedhjeve, absolutisht kapacitet për këtë kemi.”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.