Maqedoni
Rasti “Zhvatja”, Stoilkovski: Nuk janë vetëm tre, po fshihen fajtorët
08.01.2020 18:13
Prokuroria Publike në vend që të vazhdojë hetimet dhe zbardhjen e rastit “Zhvatja”...

Prokuroria Publike në vend që të vazhdojë hetimet dhe zbardhjen e rastit “Zhvatja”, skandalit më të madh mafioz-zhvatës në Maqedoni, ajo po vendoset në rolin e mbrojtësit të qeverisë, akuzon zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
“Në vend të përgjigjeve verbale ose në vepër të cilat qëndrojnë pas pyetjeve se kush është personi V. Z., profesori, këshilltari, gazetari, për të cilat po flet publiku, me vetë paraqitjen në mediume cenohet besueshmëria e dëshmive të të akuzuarve, vetëm dhe vetëm me qëllim që të mbrohet qeveria në largim. Të gjithë e kanë të qartë se “Zhvatja” nuk mbetet vetëm në tre të akuzuar dhe se lidhja e Zoran Zaevit me prokurorinë po fsheh fytyrat e vërteta të cilat qëndrojnë pas aferës më të madhe kriminale zhvatëse.”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
Stoilkovski shtoi se disa ditë pas dhënies së dëshmisë shumëorëshe nga i akuzuari i parë dhe pasi u bënë publike emrat e personave kryesorë nga prokuroria nuk ka përgjigje, nuk ka zgjerim të hetimit, ka vetëm tentim të zhdukjes së emrave të qeveritarëve.
Ai kërkoi nga prokuroria dhe qeveria në largim të përgjigjen në shumë pyetje mes të cilave edhe se nëse Bojan Jovanovski në dëshminë e tij shumëorëshe ka treguar se cilët janë personat të cilët kanë marrë para, sa milion euro kanë qenë në lojë dhe ku kanë shkuar ato, kush e kërcënon Boki 13, kur prokuroria do të hetojë lidhjen e Zoran Zaevit dhe njerëzve të tij në këtë rast etj.
Sipas Stoillkovskit, prokuroria nuk guxon të fshehë informacione ose të lë hapësirë për të dyshuarit, të vazhdojnë veprën e tyre, të ndikojë mbi dëshmitarët,ose të ikin, pasi që sipas ligjit ky akt është kriminel dhe për këtë akt duhet të jepet llogari.
LEUNORA KALIQI
