Maqedoni
Rasti “Zhvatja”, DAP dërgon në prokurori tre kallëzime penale
08.01.2020 19:05
Drejtoria për të Ardhura Publike ka përpiluar tre kallëzime penale për personat juridikë në rastin “Zhvatja”...

Bëhet fjalë për organizatë joqeveritare të të akuzuarit të parë, Bojan Jovanovskit, e njohur si “Lidhja Ndërkombëtare”, për “Tomato Produktion” dhe “BJM Media Group”, që themeloi 1TV dhe është në pronësi të babait të “Boki 13”, Mile Jovanovski.
DAP ka filluar të hetojë punën e subjekteve të lidhura me Jovanovskin menjëherë pasi Prokuroria hapi hetimin për rastin “Zhvatja”.
Me vetiniciativë u zbatua kontrolli tatimor në punën e tyre, gjegjësisht nëse për pagat, honorarët dhe pagesat tjera është paguar tatim. Akuzat penale do të dërgohen në Prokurori.
