Maqedoni
Eurokomisari për zgjerim Varheli, në Shkup më 15 janar
08.01.2020 19:31
Komisioneri i ri evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Oliver Varheli javën e ardhshme...

Komisioneri i ri evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Oliver Varheli javën e ardhshme, realizon vizitën e tij të parë pas marrjes së postit në Maqedoni.
Më 15 dhe 16 janar, Varheli në Shkup pritet të ketë konsultime me përfaqësues qeveritar rreth propozim- metodologjisë së re për fillimin e bisedimeve aderuese si dhe qasjen në zhvillimin e reformave.
Në qendër të vëmendjes pritet të jetë edhe Ligji i ri për Prokurorinë Publike, që do të përfshihej në mini- raportin për reformat në vend, që Komisioni Evropian duhet ta paraqes në shkurt për Maqedoninë dhe Shqipërinë.
