Botë
Netanyahu: Do të godasim fuqishëm këdo që sulmon Izraelin
08.01.2020 19:57
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyhahu, paralajmëroi se vendi i tij do të godiste...

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyhahu, paralajmëroi se vendi i tij do të godiste fuqishëm këdo që e sulmon.
“Kushdo që përpiqet të na sulmojë do të marrë goditjen më të fortë”, tha Netanyahu në Jerusalem.
Izraeli “qëndron plotësisht” përkrah vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të vrarë gjeneralin iranian, tha Netanjahu për të shtuar se Trump duhet të urohet për veprimin e marrë me “me shpejtësi, guxim dhe vendosmëri”.
Reagimi i Netanyahut u bë menjëherë pas sulmit iranian në dy baza ajrore amerikane në Irak.
