Tjetër sulm në Irak, 2 raketa pranë ambasadës amerikane në Bagdad
09.01.2020 10:15
Pas sulmit të një dite më parë, Iraku ka ndërmarrë një tjetër sulm....

Pas sulmit të një dite më parë, Iraku ka ndërmarrë një tjetër sulm ndaj ambasadës amerikane në Baghdat.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se 2 raketa “Katjusha” janë hedhur në atë që njihet si “Zona e gjelbër” në Bagdad, ku kanë selitë e tyre shumë ambasada mes të cilave edhe ajo e SHBA-ve.
Sulmi vjen pasi Teherani hodhi një duzinë me raketa kundër dy bazave ushtarake me prezencë amerikane, por që nuk shkaktoi viktima mes tyre.
