Rrëzimi i avionit në Iran, Ukraina shpall 9 janarin ditë zie kombëtare

09.01.2020 10:35

Rrezimi i avionit e 176 viktima ka bërë që presidenti ukrainas....

Rrezimi i avionit e 176 viktima ka bërë që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të shpallë 9 janarin ditë zie kombëtare.

Zelensky është shprehur se do të fliste me presidentin iranian, Hassan Rouhani për të forcuar bashkëpunimin midis dy vendeve për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të aeroplanit.

Sipas televizionit shtetëror të Iranit rrëzimi i avionit ka ndodhur për probleme teknike. Por  Irani ka refuzuar të japë kutinë e zezë as kompanisë Boenig dhe as Ambasadës Ukrainase.

Një qëndrim i tillë ka rritur dyshimet duke i shtyrë autoritetet ukrainase që të ndryshojnë edhe qëndrimin zyrtar sa i përket incidentit, ku fillimisht përjashtohej mundësia që aeroplani të ishte rrëzuar si pasojë e ndonjë sulmi terrorist.

Deklarata e parë që ishte publikuar në faqen e Ambasadës së Ukrainës e që është fshirë, ka përjashtuar sulmin terrorist si shkak të incidentit, duke thënë se informacionet preliminare flasin për një problem në motorin e aeroplanit.

Në avion ishin  81 iranianë, 63 kanadezë dhe 11 ukrainasë.