“TNT” mund të shtyhet prapë, Strashevski në pushim, penalja:Është obstruksion rasti “TNT”
Avokati Jovica Strashevski që përfaqëson ish kreun e Gazibabës në lëndën TNT....

Avokati Jovica Strashevski që përfaqëson ish kreun e Gazibabës në lëndën TNT, ka marrë pushim nga 8 deri më 17 janar, në kohën kur është caktuar vazhimi i gjykimit për lëndën. Penalja thotë se ky është obstruksioni i radhës për zvarritjen e lëndës.
“Për shkak të obstruksioneve të vazhdueshme të individëve, panë në këtë gjykim, po publikojmë lajmërimin e fundit që dje, në fund të orarit të punës, u dorëzua në gjykatë. Për shkak të ngjarjeve të fundit dhe përpjekjeve për zvarritjen e gjykimit të caktuar më 13 janar, gjykata do të njoftojë Odën e Avokatëve dhe Këshillin Gjyqësor”, thuhen në komunikatën e Gjykatës Penale. Strashevski e hedh fajin te gjykata e cila sipas tij ka ndryshuar datat . Përkujton se fillimisht gjykimi u caktua për më 17 janar e më pas u ndryshua për në datën 13. Thotë se pushimet me familjen i kishte planifikuar sipas datës së parë dhe ka mohuar madje akuzat që ju bënë dje se po kërcënon gjykatën. Ai madje thotë se është gjykata ajo që po i bën presion.
Avokati Dauti kërkon shkarkimin e Zdravevit
Ndërkohë edhe avokati Merxhan Dauti sot do të dërgojë në Gjykatën e Lartë kërkesën për ngritjen e masës për përgjegjësi disiplinore dhe për shkarkimin e kreut të këshillit gjyqësor, Kiro Zdravev.
Iniciativa e Dautit sic mësojmë jozyrtarisht, bazohet në nenin 34 alinea 1 dhe 2 të ligjit për këshillin gjyqësor, për ndikim ndaj pavarësisë së gjykatësve , përfshirë edhe gjykatësin porotë dhe për lënien pas dore dhe mos kryerjen e fuksionit për të cilin ekziston Këshilli Gjyqësor.
Dauti nuk heq dorë as nga e drejta për t’ju drejtuar shqip gjykatës.
