Trump: SHBA e gatshme për paqe

09.01.2020 11:26

Pas sulmit të parë të Iranit ndaj dy bazave amerikane në Irak....

Pas sulmit të parë të Iranit ndaj dy bazave amerikane në Irak, Presidenti amerikan Donald Trump theskoi  se Irani ka përhapur ferr në Jemen, Libi, Siri, Irak dhe vende të tjera dhe për këtë do të kërkojë një ndërhyrje më shumë nga NATO.

Por presidenti amerikan u i gatshëm që të diskutojë për paqe me Iranin.

“Do ti kërkoj NATO-s që të përfshihet më shumë në Lindjen e Mesme. Ne jemi vendi kryesor i prodhimit të gazit dhe naftës në botë dhe ne nuk kemi nevojë për naftën e Lindjes së Mesme. Forcat amerikane janë më të forta se kurrë më parë. Raketat tona janë të mëdha, të fuqishme dhe vdekjeprurëse. Fakti që kemi ushtri kaq të madhe, nuk do të thotë se duam ta përdorim, nuk duam ta përdorim. Forca ushtarake dhe ekonomike është më e mira kundër terrorit. Ne duam që ju të keni një të ardhme që e meritoni në prosperitet dhe harmoni. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të diskutojnë për paqen”.

Trump ka deklaruar se për sa kohë të jetë në krye të SHBA-së, nuk do e lejojë Iranin që të ketë një armë bërthamore. Pritet të shihet reagimi amerikan pas sulmit të sotëm pranë ambasadës amerikane në Bagdad.