70 vjet EBU - media publike, themel i vlerave të Europës së re
Unioni Europioan Radiodifuziv (EBU)....

Unioni Europioan Radiodifuziv (EBU), shënon sivjet një përvjetor shumë të rëndësishëm, 70 vjetorin e formimit, 70 vjet angazhim për përforcimin dhe mbështetjen e serviseve publike anëtare të EBU-së, mes të cilave edhe RTVM-së.
Presidenti i EBU-së, Tony Hall, thotë se ky vit është mjaft i rëndësishëm dhe hap mundësi të reja për serviset publike.
“Tani më shumë se kurrë në këto 70 vite, që nga themelimi i EBU-së, kemi nevojë të informojmë demokracitë tona, të jemi pasqyra e shoqërive dhe vlerave tona, të jemi themelet e industrive kreative europiane. Si servise publike, të gjithë duhet të jemi të gatshëm të kapim këtë mundësi. EBU duhet të jetë i aftë për sfidën e t’ju japë menjëherë përkrahjen që ju duhet.”,- deklaroi presidenti i EBU-së, Tony Hall.
EBU premton më shumë mbështetje për anëtarët e saj sivjet, më shumë mbështetje iniciativave të digjitalizimit dhe transformimit digjital, trajnimeve, strategjisë së re për të drejtat sportive, më shumë mundësi për të pasur më shumë qasje tek publiku i ri.
Do të shfrytëzojmë çdo mundësi për të prezantuar sa më mirë serviset publike të cilat janë vlerat mbi të cilat kemi ngritur themelet e janë më të domosdoshme se kurrë më parë në këtë cikël të ri të politikave europiane. Shumë prej anëtareve të EBU-së përballem me sfida, por Hall thotë se ato tejkalohen vetëm nëse punojmë bashkërisht.
“Kur të dëgjojmë e vlerësojmë çdo zë, të vogël apo të madh, atëherë mund të përmbushim qëllimet tona të përbashkëta. Sivjet dua të arrijmë shumë më tepër. Dua që 2020 të jetë viti kur me forca të bashkuara do të përballemi me sfidat e erës digjitale e do të tregojmë, pa asnjë dyshim, se sa të rëndësishëm jemi ne për shoqëritë tona, për kulturën dhe demokracinë e Europës së të ardhmes.”,- tha presidenti i EBU-së, Tony Hall.
Për të shënuar këtë përvjetor, gjatë verës në Dubrovnik mblidhet Asambleja qendrore e EBU-së. Tema e samitit sivjet është BASHKË, ku do të dëgjohen liderët e rinj potencialë. Do të promovohet edhe koncerti i ri në gusht në Berlin me orkestrën rinore të BE-së e padyshim, përzgjedhja e këngës eurovizive në Amsterdam do të jetë kurora e këtij viti e anëtareve të EBU-së.
