Botë

Kurdët me ofensivë të ashpër kundër IS

30.09.2014 15:02

Trupat kurde në Irak, kanë nisur sot në mëngjes me ofensiva të reja kundër militantëve të Shtetit Islamik në tre fronte në veri të Irakut...

Trupat kurde në Irak, kanë nisur sot në mëngjes me ofensiva të reja kundër militantëve të Shtetit Islamik në tre fronte në veri të Irakut, kanë bërë të ditur zyrtarë kurdë. Kurdët, kanë goditur para agimit në veri xhihadistët, të cilët po e kontrollojnë qytetin e Mosul-it, një pjesë të kufirit me Sirinë dhe në Kirkuk, aty ku është shpërndarësi kryesor i naftës.

Derisa kurdët po i luftojnë militantët, në të njëjtën kohë sulmet ajrore, të udhëhequra nga SHBA, po vazhdojnë me sulme në Irak dhe Siri.

 

Një ditë më parë, nga këto sulme ajrore janë bombarduar katër pozicione grupore të militantëve të Shtetit Islamik në pjesën veriore dhe lindore të Sirisë.

 

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, ka njoftuar se aeroplanët luftarak të koalicionit i kanë qëlluar caqet në katër provinca.