Maqedoni

Tregjet e gjelbra, çmimet e njëjta me ato të vitit të kaluar

09.01.2020 15:58

Çmimet në tregun e gjelbër krahasuar më vitin e kaluar, gati mbeten të njëjta, vërehet një rritje minimale prej 0.3%...

Statistikat tregojnë se për t’i përmbushur nevojat e tyre primare, si ushqim dhe veshmbathje, për një familje katër nëtarëshe nevojitet një buxhet prej rreth 530 euro, ndërsa harxhimet mund të shkojnë edhe deri në 70 mijë denarë.
 
Qytetarët e anketuar nga TVM2 kanë qëndrime të ndara sa u përket çmimeve në treg.
 
“Jo nuk janë, janë normale. Populli nuk ka para, ky është problemi, por çmimet nuk janë të larta.”,- tha një qytetar. 
 
“Jo, nuk janë të larta, mendoj se nuk janë të larta.”,- theksoi një qytetar. 
 
“Nuk janë të larta, nuk janë edhe aq të ulëta, për ne është shtrenjtë. Me rrogat tonë është shumë shtrenjtë, sepse e dini si është këtu, me rroga të vogla, mirëpo kualitet ka.”,- potencoi një qytetar. 
 
“Jo, nuk janë. E shihni edhe vetë, 20 denarë, sa duhet të jenë. Ky është standardi.”,- theksoi një qytetar. 
 
“Çmimet janë të larta, jo të vogla, por shumë të larta.”,- tha një qytetar. 
 
“Nuk e di, nuk bëj pazar unë. Zakonisht burri im del e bën pazar dhe nuk di si janë çmimet në treg.”,- potencoi një qytetar. 
 
Rritje e çmimeve vërehet te grupet e produkteve ushqimore industriale me 1.4 për qind dhe produkteve bujqësore me 0.4 për qind, ndërsa indeksi i pijeve është ulur me 1.5 për qind, shërbimet me 0.3 për ind, produkte joushqimore industriale dhe duhanit me 0.1 për qind.
 
Ulje e çmimeve është vërejtur edhe te transporti më 2.2 për qind, komunikim me 1.7%, veshmbathje 1.5%, arsimi me 0.4 për qind, strehim, uji, energjia elektrike, gazi dhe karburantet e tjera me 0.1%. 
 
SEDAT SELIMI