Kuvend, Xhaferi priti ambasadorin e ri turk, Sekizqok
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi....

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka pritur ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë në vend, Hasan Mehmet Sekizqok.
Kryetari Xhaferi i uroi ambasadorit sukses në kryerjen e misionit të përgjegjshëm diplomatik dhe shprehu kënaqësi për nivelin e lartë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, e sidomos për bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet dy kuvendeve.
Nga kabineti i kryeparlamentarit Xhaferi informojnë se ky i fundit potencoi mbështetjen e ndërsjellë në kuadër të Asambleve parlamentare të NATO-s dhe procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
Si shumë të rëndësishme e vlerësoi edhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes, duke nënvizuar se ushtarë tanë janë pjesë e kontingjentit turk në Misionin e NATO-s "Mbështetja e vendosur" në Afganistan. Njëkohësisht, falënderoi për ratifikimin e shpejtë të Protokollit për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë.
Nga ana tjetër, ambasadori i Turqisë, Hasan Mehmet Sekizqok, theksoi se Turqia e sheh Maqedoninë e Veriut si partner të rëndësishëm dhe të çmuar, ndërsa lidhjet historike dhe kulturore edhe më shumë i afrojnë të dy vendet. (Fitim Kryeziu, TVM2)
