Maqedoni
Mishel: BE të japë sinjal të fuqishëm e të qartë për zgjerim. Plenkoviq: Para Samitit të Zagrebit, të gjendet zgjidhje për procesin e zgjerimit
09.01.2020 17:04
Fillimi i bisedimeve i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në ndikon pozitivisht jo vetëm në dy vendet...

Fillimi i bisedimeve i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në ndikon pozitivisht jo vetëm në dy vendet, por edhe për tërë rajonin, e sidomos paraqet garanci për siguri dhe stabilitet rajonal, tha kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, pas takimit me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.
Javëve në vijim, KE shpreson të paraqesë metodologji e re për zgjerim prej ku do të dalin sinjalet e qarta për vendet aspirate dhe raportin e tyre me BE-në, shtoi Mishel.
“Është me rëndësi që BE të japë sinjal të fuqishëm dhe të qartë për zgjerimin e BE-së, sidomos për dy shtetet, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne kemi punë të rëndësishme në BE që të arrijmë pajtueshmëri javët e ardhshme dhe të përgatitemi për sinjal të qartë dhe shpresoj pasi që të arrijmë progresin për modernizimin e procesit të negociatave, të japim qëndrim për shtetet e ndryshme.”,- tha kryetari i KE-së, Sharl Mishel.
Kroacia konsideron se si një nga shtetet e kësaj pjese të Evropës ka për detyrë dhe përgjegjësi të promovojë dhe përkrahë shtetet fqinje, të vazhdojnë me reformat dhe të përafrohen drejt BE-së, tha kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.
Ai shpreson që metodologjia e re të miratohet deri në mars, ndërkaq për Shkupin dhe Tiranën të mos ndodh epilogu i Samitit të tetorit.
“Ne besojmë se për fqinjët tanë dimë pak a shumë më tepër detaje se shtetet tjera dhe duam sipas mundësive para Samitit të Zagrebit të gjendet zgjidhje për debllokimin e vendimit për fillimin bisedimeve për Shqipërinë dhe RMV-në dhe për këtë punojmë dhe kemi biseduar edhe me presidentin Makron dhe do të bisedojmë edhe më tutje me zyrtarë të tjerë.”,- u shpreh kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Plenkoviq sqaroi se edhe Franca nuk është kundër zgjerimit, por tenton për një metodologji negociatash më burokrate dhe më të rreptë në raport me përgjegjësinë që duhet t’i përmbahen shtetet në fazën e negociatave me BE-në.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
