Maqedoni

LSDM: VMRO në qeveri me mbetjet e gruevizmit. Dimitriska Koçoska: Po më bëhen obstruksione. Angellovska: Gjithçka është transparente

09.01.2020 17:55

Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së në qeverinë kalimtare janë mbetjet e regjimit kriminel të Nikolla Gruevskit...

Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së në qeverinë kalimtare janë mbetjet e regjimit kriminel të Nikolla Gruevskit, akuzojnë nga LSDM.
 
Sipas socialdemokratëve, kjo vërtetohet edhe me ekipin që ka angazhuar zëvendësministrja e financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, e cila për bashkëpunëtorë ka angazhuar Bllagoja Tashaminov, Anita Stamnova dhe Misho Nikollov, persona të afërt me Nikolla Gruevskin.               
 
“Gjatë qeverisjes kriminale të VMRO-së, Tashaminov ka qenë kryetar i Komisionit për Furnizime Publike. Kjo ishte koha kur s’kishte para për bukë, por shpenzohej për çokollata. Tashaminov ishte i angazhuar edhe në Agjencinë për Zbulim të Gjorge Ivanovit. Anita Stamnova ishte anëtare e bordit drejtues të ELEM-it në kohën kur rryma u shtrenjtua 100%. Misho Nikollov ishte drejtor i Ndërmarrjes për Transport Publik, e cila dispononte me autobusë të vjetër, ndërkaq ndërmarrja ndërtonte rrotën panoramike për të përmbushur dëshirat e Gruevskit. Kjo dëshmon se në VMRO ende udhëhiqet nga krimineli në arrati, Gruevski.”,- tha deputeti i LSDM-së, Betiane Kitev.                                   
                                                                                        
Por, zëvendësministrja, Dimitrijeska Koçoska, ankohet për obstruksionet në vendin e punës, për, siç pretendon ajo, fshehjen dhe shtrembërimin e të dhënave reale në ekonomi. Ajo kërkoi që të gjitha dokumentet që i pranon ministrja, Nina Angelovska, t’ia dorëzojnë edhe asaj.                                 
                                                
“Unë nuk po kërkoj të dhëna për diçka që është në rrjedhë e sipër për momentin. Informacionet e gatshme nuk janë në kuadër të procedurave. Ato janë informacione të qytetarëve çfarë duhet të miratoj përsëri kabineti i ministres, nëse ai është dokument përfundimtar dhe ne duhet ta marrim ta kemi në dispozicion të gjithë ne.”,- tha zëvendësministrja e financave, Gordana Dimitriska Koçoska.                                                                                         
 
Por, ministrja e financave Angellovska, i quan të pavërteta pretendimet e zëvendësministres teknike.       
                                                                                          
“S’kam çfarë të fsheh, këtë e tregon angazhimi. Gjënë e parë që e kam dëshmuar është hapja e arkës. Nuk duhet të jeni zëvendësministër shtesë që të mund ta shihni se ku shkon çdo transaksion dhe çdo denarë.”,- tha ministrja e financave, Nina Angellovska.                                                                 
  
Nga VMRO-DPMNE po ashtu kanë akuzuar se LSDM dhe Zoran Zaev kanë shpenzuar paratë e buxhetit, duke i trajtuar si pronë partiake.
 
“Zoran Zaev dhe qeveria e tyre ‘shkëlqyen’ vetëm në krim dhe nepotizëm në punësime. LSDM kërkon të punësojë fëmijët dhe familjarët e funksionarëve, pa mbajtur llogari se sa kjo do ta ngarkojë buxhetin”, thonë nga VMRO-DPMNE-së.
 
MERAL ISMAILI