Maqedoni

Banka Botërore, mbështetje 35 komunave për ndërtimin e rrugëve

09.01.2020 18:27

35 komuna kanë fituar projekt dokumentacionin nga Banka Botërore për ndërtimin e rrugëve...

35 komuna kanë fituar projekt dokumentacionin nga Banka Botërore për ndërtimin e rrugëve, pasi ato nuk kanë mundësi financiare që vetë t’i realizojnë projektet e tilla.
 
Gjithsej 270 km rrjet rrugor do të ndërtohet në 78 komuna të cilat kanë aplikuar për grand.
 
“Nuk bëhet fjalë vetëm për financa, por për projekte kualitative, njëkohësisht kemi dhe propozime kualitative që do të thotë se edhe realizimi do të jetë në nivelin e duhur. Jemi të kënaqur që ne kemi dhënë ndihmë për përmirësimin e rrugëve komunale.”,- tha Marko Mantovaneli nga Banka Botërore.
 
Deri në përfundimin e këtij muaji pritet shpallja e tenderit për ndërtimin e 20 kilometrave të para nga gjithsej 450 kilometrat e planifikuara. Këtë vit Banka Botërore ka ndarë 70 milion euro për ndërtim të rrugëve. 
 
“Kishim vit të mirë sa i përket realizimit të disa projekteve, Projekti i gazifikimit, infrastrukturës komunale, trafikut ajror dhe projekte të tjera që përmirësojnë sistemin e transportit në vend. Gazifikimi 94 për qind, hekurudha 82, infrastruktura komunale 65, banesat sociale 100 për qind. Projekt më i theksuar për këtë vit është projekti për lidhjet rrugore lokale me 450 kilometra gjatësi.”,- tha ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugarevski.
 
Investimet kapitale në transport vitin e kaluar janë realizuar 86 për qind, thotë ministri Sugarevski.
 
GAZMEND REXHEPI