Irani: U hakmorëm për Sulejmanin, nuk do të ndërmarrim më aktivitete ushtarake
Irani është hakmarrë për Kasim Sulejmanin dhe nuk do të ndërmarrë më aktivitete të mëtutjeshme ushtarake...

Irani është hakmarrë për Kasim Sulejmanin dhe nuk do të ndërmarrë më aktivitete të mëtutjeshme ushtarake, ka deklaruar përfaqësuesi i përhershëm i iranian në Kombet e Bashkuara, Maxhid Taht Ravançi.
“Të gjitha aktivitetet tona ishin proporcionale me vrasjen e Kasim Sulejamnit. Ato përfunduan. Nëse SHBA-ja nuk ndërmerr aktivitete të mëtutjeshme ushtarake kundër Iranit, atëherë ne nuk do të ndërmarrin aktivitete të këtilla”, theksoi përfaqësuesi iranian.
Në letrën dërguar deri te sekretari i Kombeve të Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit, përfaqësuesi i përhershëm i Iranit potencoi se vendi i tij e respekton pavarësinë, sovranitetin, unitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Irakut.
Irani është i përkushtuat në mbajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare duke potencuar se nuk kërkon eskalim apo luftë.
Ndërkohë ambasadorja amerikane në OKB, Kelly Craft tha se SHBA është e gatshme të negociojë me qëllim që të parandalojë rrezikimin e mëtejshëm të paqes dhe sigurisë botërore.
Madje ajo tha se SHBA është e gatshme të negociojë me qëllim që të parandalojë rrezikimin e mëtejshëm të paqes dhe sigurisë botërore.
Edhe Presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë shenja për ulje të tensioneve me Teheranin, që ka dërguar botën në prag të luftës, duke bërë me dije që nuk do të përdorë forcën ushtarake për t’u hakmarrë kundër Iranit për sulmet e tij me raketa në dy baza ushtarake amerikane në Irak, që nuk kanë rezultuar me viktima.
Trump i ka bërë të qartë Teheranit se Shtetet e Bashkuara kanë kapacitete për të shkatërruar shënjestrat në Iran me raketa “të mëdha, të fuqishme, të sakta dhe të shpejta”, mirëpo tani zgjidhja ushtarake nuk është prioritet.
