Botë

Australi, përgatitet një tjetër evakuim masiv nga zjarret

09.01.2020 20:13

Autoritetet australiane kërkuan një evakuim tjetër masiv, në të gjithë juglindjen e vendit...

Autoritetet australiane kërkuan një evakuim tjetër masiv, në të gjithë juglindjen e vendit, pasi moti me temperatura të larta ndezi sërish zjarre të mëdha duke kërcënuar disa qytete dhe komunitete.

Kryeministri Viktoria, Daniel Andrews, u bëri thirrje komuniteteve të jenë në gjendje gatishmërie përpara kushteve ekstreme.

"Nëse merrni udhëzime për t'u larguar, atëherë duhet të largoheni", tha Andrews në një konferencë televizive.

"Kjo është mënyra e vetme për të garantuar sigurinë tuaj", tha ai.

Sipas informacioneve të publikuara nga qeveria federale, deri më tani, 27 njerëz kanë humbur jetën nga zjarret, që kanë djegur më shumë se 10.3 milionë hektarë tokë.

Mijëra njerëz kanë mbetur pa shtëpi dhe mijëra të tjerëve u është dashur të evakuohen për shkak të rrezikut nga zjarret.

Zjarret në Australi kanë vrarë edhe 25 000 koala në Ishullin Kangur, që është shuar gjysma e popullsisë së koalave në këtë ishull të famshëm.

Po ashtu shumë kafshët që kanë mbijetuar kanë plagë djegieje. Autoritetet kanë paralajmëruar se zjarret e mëdha, të nxitura nga temperaturat e larta, era dhe një thatësirë tre-vjeçare, do të vazhdojnë derisa të ketë reshje të konsiderueshme.

Agjencia e motit njoftoi se nuk kishte asnjë shenjë se këtë muaj do të ketë reshje të shiut.