Botë

Gjykata supreme spanjolle nuk e liroi eurodeputetin katalonas

09.01.2020 21:06

Gjykata supreme spanjolle refuzoi ta lirojë Orioll Zhunkeras, i cili në tetor të vitit të kaluar u dënua në 13 vjet burg...

Gjykata supreme spanjolle refuzoi ta lirojë Orioll Zhunkeras, i cili në tetor të vitit të kaluar u dënua në 13 vjet burg për shkak të organizimit të referendumit të ndaluar për pavarësinë e Katalonjës, pa dallim të dallim të faktit që ai ka status të deputetit në Parlamentin Evropian.
 
Zhunkeras, ish-kryetar i qeverisë katalonase, ishte në paraburgim kur në maj të vitit të kaluar në listën e Majtistes republikane katalonase u zgjodh për eurodeputet. Për këtë nuk mori pjesë në seancën konstituive të PE-së që ta marrë detyrën.
 
Gjykata evropiane në Luksemburg më 19 dhjetor gjykoi se Zhunkeras kishte të drejtë në imunitet të eurodeputetit në momentin kur u zgjodh në Parlamentin Evropian dhe për këtë gjykata spanjolle në maj u desh t’i lejojë të shkojë në PE dhe ta marrë vendin e deputetit. Madje më pas gjykata në Spanjë është dashur nga PE-ja të kërkojë marrje të imunitetit.
 
Pas aktgjykimit të gjykatës në Luksemburg, avokatët e Zhunkeras kërkuan lirimin e tij që të mund të shkojë në Parlament në Bruksel. Prokuroria shtetërore spanjolle pohoi se ai aktgjykim është për periudhën nga maji, kur ishte i akuzuar dhe i arrestuar, por jo edhe në periudhën nga tetori kur është dënuar./mia