Botë

Irani gabimisht rrëzoi aeroplanin ukrainas, raportojnë mediat amerikane

09.01.2020 21:37

Irani e ka goditur gabimisht aeroplanin ukrainas që u rrëzua të mërkurën pranë Teheranit, raportojnë mediat amerikane...

Nga rrëzimi i aeroplanit humbën jetën 176 persona në bord.
 
Zyrtarët amerikanë thonë se ata besojnë se aeroplani ukrainas Boeing 737 u godit nga një raketë, raporton CBS News.
 
Ukraina më herët tha se po shqyrtonte nëse një sulm raketor e rrëzoi aeroplanin.
 
Irani i ka kundërshtuar pretendimet, duke thënë se nuk do t'i dorëzojë regjistruesit e kutisë së zezë, tek prodhuesi i aeroplanit, kompania amerikane Boeing.
 
Kutia e zezë quhet pajisja që përmban të dhënat e fluturimit.
 
Sipas rregullave globale të aviacionit, Irani ka të drejtë të drejtojë hetimin, por zakonisht ndodhë edhe përfshirja e prodhuesve.
 
Irani e ka goditur gabimisht aeroplanin ukrainas që u rrëzua të mërkurën pranë Teheranit, raportojnë mediat amerikane.
 
Nga rrëzimi i aeroplanit humbën jetën 176 persona në bord.
 
Zyrtarët amerikanë thonë se ata besojnë se aeroplani ukrainas Boeing 737 u godit nga një raketë, raporton CBS News.
 
Ukraina më herët tha se po shqyrtonte nëse një sulm raketor e rrëzoi aeroplanin.
 
Irani i ka kundërshtuar pretendimet, duke thënë se nuk do t'i dorëzojë regjistruesit e kutisë së zezë, tek prodhuesi i aeroplanit, kompania amerikane Boeing.
 
Kutia e zezë quhet pajisja që përmban të dhënat e fluturimit.
 
Sipas rregullave globale të aviacionit, Irani ka të drejtë të drejtojë hetimin, por zakonisht ndodhë edhe përfshirja e prodhuesve./evropaelire