Kurti dhe Mustafa takohen sërish sot

10.01.2020 10:47

Kryetari i partisë fituese në zgjedhjet e fundit në Kosovë, ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti...

Kryetari i partisë fituese në zgjedhjet e fundit në Kosovë, ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti, si dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pritet që të takohen sërish sot.

Gjatë së enjtes ata kanë patur një tjetër takim ku nuk është arritur marrëveshja për koalicion.

Takimi i djeshëm ka zgjatur dy orë dhe siç mësohet, ata janë dakorduar vetëm që të vazhdojnë me bisedimet.

Edhe Kurti, edhe Mustafa pas takimit të djeshëm nuk dhanë deklarata për media.

Para takimit, Mustafa ka thënë se po mundohen ta bëjnë marrëveshjen, ndërsa Kurti u shpreh se ende nuk ka marrëveshje dhe se ajo nuk varet vetëm nga ai.