Konflikti i mundshëm me Iranin, dhoma e përfaqësuesve i kufizon veprimet Trumpit

10.01.2020 11:25

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara....

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar një rezolutë jo detyruese për t’i kufizuar presidentit amerikan, Donald Trump mundësinë për të nisur intervenim ushtarak kundër Iranit.

Rezoluta e miratuar i kërkon presidentit Trump “të ndalojë shfrytëzimin e Forcave të Armatosura të SHBA-së për përfshirje në armiqësi kundër Iranit”.  Në kuadër të kësaj rezolute, Trump më parë duhet që të konsultohet me Kongresin, para se të angazhojë ushtrinë në armiqësi me Iranin.

Dokumenti përmend edhe se ushtria mund të angazhohet kundër Iranit, nëse Kongresi shpall luftë. 

Presidenti Trump ka reaguar para votimit, duke thënë se shpreson që “republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve do të votojnë kundër Rezolutës së çmendur të Nancy Pelosit për fuqitë e luftës”.