Nuk dihet nëse do të ketë sot takim Kurti-Mustafa

10.01.2020 13:15

​Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti...

​Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deri më tani nuk ka caktuar ndonjë takim të radhës për sot me kreun e LDK-së, Isa Mustafa për të formuar qeverinë e ardhshme.

Kështu thotë për “KosovaPress”, zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, por që njëkohësisht nuk e mohon mundësinë që gjatë ditës të ketë një takim të tillë.

Në përpjekje për të bashkëqeverisur dy liderët e partive ka tri ditë që kanë mbajtur takime të njëpasnjëshme, por pa arritur marrëveshjen finale. Derisa natën e djeshme asnjëra palë nuk janë deklaruar për media.