Stacionet matëse, Shkupi në vendin e pestë të qyteteve më të ndotura
Stacionet matëse për ndotje të ajrit mëngjesin e sotëm....

Stacionet matëse për ndotje të ajrit mëngjesin e sotëm kanë radhitur Shkupin në vendin e pestë të qyteteve më të ndotura në botë.
Ndotje më e lartë është regjistruar në komunën Qendër, ku janë matur 203 mg/m3, e ndjekur nga Milladinovci me 187 mg/m3 dhe Lisiçe me 187 mg/m3. Kjo situatë mund të ndikojë negativisht në rritjen e gripave dhe sëmundjeve të ndryshme, alarmojnë mjekët. Ata apelojnë që kompetentët të ndërmarrin masa urgjente në këtë drejtim.
“Ajri i ndotur mund të ndikojë dëmshëm dhe të rrit mundësitë për grip dhe sëmundje të tjera në organet respiratore, e që mund të sjell[ edhe komplikacione që mund të përfundojnë me vdekje.”,- tha Gordana Kuzmanovska nga Instituti për Shëndet Publik.
Grimcat e lejuara PM10 në ajër janë 50 mg/m3. Krahas Shkupit, në listën e vendeve më të ndotura në vend këtë mëngjes janë Tetova, Strumica dhe Ohri. Kompetentët u apelojnë qytetarëve që mos të dalin jashtë pa nevojë dhe të mos kryejnë aktivitete sportive në ambient të hapur. (Belinda Koka Ademi, TVM2)
