Rasti “Erasmus” kthehet nga fillimi, gjykatësi porotë shkon të punojë në Gjermani
Ikja e një poroti gjyqësor në Gjermani...

Ikja e një poroti gjyqësor në Gjermani, ka kthyer rastin “Erasmus” nga fillimi. Gjykatësi, Vlladimir Tufegxhiq, tha se largimi i gjykatëses porotë do të ndikojë në këtë proces dhe kërkoi pajtim nga të akuzuarit që në seancën e radhës të lexohen të gjitha provat e paraqitura në procedurë.
Pasi u arrit pajtueshmëri mes palësh, më 3 shkurt gjykimi do të vazhdojë vetëm me fjalët përmbyllëse, pa u thirrur përsëri dëshmitarët.
“Për shtatë ditë gjykata nuk mund t’i analizojë fjalët përmbyllëse që në seancën e sotme duhej t’i paraqesin prokuroria dhe mbrojtja dhe të miratojnë aktvendim.”,- tha kryetari i Këshillit Gjyqësor, Vlladimir Tufegxhiq.
“Absolutisht sa i përket klientëve të mi nuk kanë asnjë dyshim, madje edhe dëshmitarët e mbrojtur as nuk i kanë identifikuar e as nuk i njohin.”,- u shpreh avokati, Zvonko Davidoviq.
Sipas aktakuzës, në rastin “Erasmus” profesorë të caktuar akuzohen se kanë marrë para që studentët të marrin notën 6 në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. (Sanije Duraku, TVM2)
