Maqedoni

Komisioni Kuvendor për Arsim e kaloi leximin e parë të propozim/ligjit për librat shkollorë

10.01.2020 17:51

Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për Librat Shkollorë në Arsimin Fillor dhe të Mesëm kaloi leximin e parë...

Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për Librat Shkollorë në Arsimin Fillor dhe të Mesëm kaloi leximin e parë në Komisionin për Arsim dhe Shkencë.
 
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së u pajtuan se problemi me librat ekziston dhe se kjo çështje kërkon zgjidhje sistematike. 
 
“Një nga mënyrat që mendoj se mundet të zgjidh çështjen me librat shkollorë është digjitalizimi i tërësishëm i tyre, por konsideroj se mund të blihen edhe të drejtat të ekzistojnë linqe që për çdo libër të përkthyer në secilën gjuhë në të cilën nxënësit mësojnë.”,- tha Zhaklina Llayarevska nga LSDM.
 
“Ne japim përkrahje dhe nuk dua që kjo çështje të politizohet dhe ende nuk kemi mendim nga Qeveria edhe pse duhet në mënyrë të obligueshme të kemi mendim nga Qeveria, qoftë pozitiv apo negativ, dhe na mbetet neve që të përfundojmë këtë ligj.”,- u shpreh Bllagica Llasovska nga VMRO-DPMNE.
 
Deputeti i partisë për lëvizjen e turqve, Enes Ibrahim, ngriti problemin e mospërkthimit të librave në gjuhën turke. Sipas tij, për vitin shkollor 2019- 2020 vetëm rreth 63 për qind të librave janë botuar.
 
“Arsyetimi i shtëpive botuese është se nuk u paguhet shtypja e librave, sepse tirazhi është shumë i vogël por me propozim-ndryshimin pa marrë parasysh tirazhin, librat e të gjitha bashkësive duhet të shtypen.”,- u shpreh Enes Ibrahim nga Partia për  Lëvizjen  e Turqve.                               
                                                                 
Në lexim të parë në Komisionin për Arsim kaloi edhe propozim ligji për plotësimin e Ligjit për Themelimin e Universitetit për Shkenca Informatikë, Apostoll Pavle, në Ohër.
 
FLUTURA LATIFI