Maqedoni

Në Gllumovë të Sarajit u lëshua në përdorim salla sportive

10.01.2020 19:08

Në fshatin Gllumovë të komunës së Sarajit u lëshua në përdorim salla sportive e Shkollës Fillore “Sami Frashëri”...

Në fshatin Gllumovë të komunës së Sarajit u lëshua në përdorim salla sportive e Shkollës Fillore “Sami Frashëri”, e cila kap vlerën prej 24 milion denarësh.
 
Salla sportive do të jetë në shërbim të nxënësve të kësaj shkolle dhe të shumë gjeneratave në të ardhmen, u tha në përurim.
 
“Bëhet fjalë për një investim i cili është bërë me të gjitha përputhjet standardet, kushtet për të pasur një sallë moderne me efikasitet energjetik e pajisur me të gjitha pajiset për zhvillimin e orëve të mësimit të edukatës fizike. Me ligjin e ri për arsimin fillor është angazhimi i dy mësimdhënësve, duke filluar sivjet nga klasa e parë një mësimdhënës për grup klasor dhe një mësimdhënës adekuat i cili ka kualifikim të caktuar për organizimin e kësaj lënde.”,- tha ministri i Arsimit, Arbër Ademi.
 
“Bashkëpunim ndërinstitucional jam i bindur se punojmë në interes të qytetarëve të komunës së Sarajit, shërbime sa më cilësore edhe në arsim, por edhe në sfera tjera.”,- tha kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.
 
Kryetari i kësaj komune, Blerim Bexheti, po ashtu theksoi se  për shkak të kushteve klimatike oborri para sallës sportive nuk është rregulluar, por premtoi se kjo çështje do të rregullohet sapo të krijohen kushtet klimatike. 
 
REJHANE BUSHI METAJ