Botë
Pakistan, 13 të vrarë nga një shpërthim në një xhami
10.01.2020 19:33
Së paku 13 persona janë vrarë, nga një shpërthim në një xhami në jugperëndim të Pakistanit...

Lajmin e ka konfirmuar policia e Pakistanit, sipas të cilës shpërthimi ndodhi në një xhami të provincës Baluçistan.
Në mesin e viktima është edhe një zyrtar policor, për të cilin raportohet se ka qenë në shënjestër të sulmit.
Po ashtu raportohet për 11 persona të plagosur. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, që ndodhi dy ditë pas një shpërthimi në këtë rajon, që vrau dy pjesëtarë të një force paraushtarake.
Grupi Hizbul Ahrar, një degë e grupit të talibanëve pakistanezë e kishte marrë përgjegjësinë për sulmin.
Talibanët kanë një prezencë të fuqishme në rajonin e Baluçistanit, në kufi më Afganistanin dhe Iranin.
