Maqedoni

Të hënën ndërprerje të furnizimit me ujë në zonën e lartë të Lisiçes së Re

10.01.2020 21:28

Të hënën (13 janar) me ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 09:00 do të jenë konsumatorët e zonës së lartë Lisiçe e Re...

Të hënën (13 janar) me ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 09:00 do të jenë konsumatorët e zonës së lartë Lisiçe e Re, kumtoi NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”- Shkup.
 
Ndërprerje të furnizimit me ujë do të ketë deri në përfundimin e lidhjes së rrjetit të ujit f200 mm në udhëkryqin e Bulevardit “ASNOM” me Bulevardin Serbia./mia