Maqedoni
Ahmeti: Vetingu do të mundësojë sundimi i ligjit
10.01.2020 21:07
Vetingu mbetet një nga shtyllat për të cilat fuqimisht që do të vazhdojë të angazhohet BDI....

Sipas kreut të kësaj partie Ali Ahmeti, vetëm përmes vetingut do të ndërtohet sundimi i ligjit, transparenca dhe llogaridhënia.
“Jo rastesisht kemi ngritur zërin lart e më lartë, veting për të gjithë ato që do të ngarkohen dhe ato që kanë vepruar më herët, sepse vetëm kështu mund të ndërtojmë edhe një shoqëri të shëndetshme. Por do tu japim fund edhe të gjitha lajmeve të rrejshme, prop agandës dhe agjenturave të ndryshme.”- tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti,
Ahmeti: Opozita të bashkohet që të mos e përçajë votën
Kreu i integristëve ripërsëriti apelin për bashkimin e opozitës shqiptare që të mos përçhet vota.
"E përsëris skuqem, turpërohem para delegacioneve të huaja. Gjashtë delegacione shqiptare dy maqedonase. Ndoshta dikujt ja mbartë fytyra, mua nuk ma mbartë. Se të tjerët synojnë që ti të parcializohesh, të copëtohesh dhe të tjerët të sundojnë dhe të bëjnë majtap me shqiptarët."- tha Ahmeti.
Këto prononcime lideri i BDI-së Ahmeti i bëri gjatë prezentimit të punës dyvjeçare të kryetari të komunës së Sarajit Blerim Bexheti.
ERSAN PAJAZITI
