Maqedoni
Situata me të sëmurët nga gripi, Bajrami: Numri mund të rritet në mujain shkurt
11.01.2020 14:04
Janë siguruar vaksina pa pagesë kundër gripit për rreth 1500 të personelit mjekësor....

Janë siguruar vaksina pa pagesë kundër gripit për rreth 1500 të personelit mjekësor derisa po bëhen përpjekje të sigurohen sasi shtesë për nevoja të qytetarëve, informojnë nga Ministria e shëndetësisë pa theksuar se kur do të arijnë në vend ato. Në këtë drejtim parashtrohet pyetja se a ka kohë të merren vaksinat dhe cili është efekti I tyre nësë pranohen në këtë periudhë të vitit. Nga Instituti I Shëndetit publik theksojnë se deri më tani nuk është shënuar numër I madh I të sëmurëve nga gripi por ky numër pritet të arin kulmin në muajin shkurt dhe fillim tw muajit mars ndërsa vaksinat mund të pranohen deri në fund të sezonit.
“Ata të cilët janë të interesuar mund të vijnë të vaksinohen ende ka kohë, deri nga 10 -15 Shkurti mund të vijnë të vaksinohen lirisht, pasi ju duhet dy javë që të krijohet imuniteti dhe të mos sëmuren nga gripi. Kështu që sezona vazhdon,vaksina të mjaftueshme kemi, mund të vijnë edhe ata të cilët janë me udhëzim nga mjeku amë edhe ata të cilët nuk hyjnë në atë grupin të cilët mund të marrin udhëzim nga mjeku amë, mund të vijnë të vaksinohen kur të duan në Qendrën e Institutit të Shëndetit Publik.”- tha Lulzime Bajrami, epidemiologe.
Imunizimi kundër gripit, Bajrami: Ka përpjekje për vaksina shtesë
Ajo shton se deri tani është izoluar vetëm një rast me virusin e tipit A-H3-N3 dhe nuk ka vend për shqetëim ndërsa vaksina kundër gripit duhet ti marin grupmoshat e rrezikuara si persona mbi 65 vjec, të sëmurit kronik, fëmijët e moshës prej 6 muaj deri në 5 vjeç,gratë shtatëzëna si dhe punëtorët shëndetësor. Për këtë periudhë janë siguruar gjithsej 28 mijë vaksina pa pagesë si dhe 21 mijë komerciale të cilat janë harxhuar menjëherë. Sipas Ministrisë së shëndetësisë numri i vaksinave është bazuar në shifrat e interesit gjatë vitit të kaluar por është paralajmëruar edhe furnizim me sasi shtesë të vaksinave në rast nevoje.
LEONORA KALIQI
