Maqedoni
Ministrat teknik, VMRO dhe LSDM përplasen për MPB-në
11.01.2020 15:01
Kanë vazhduar përplasjet mes pushtetit dhe opozitës sa i përket kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë teknike.....

Ministri teknik i MPB-së nga radhët e VMRO-DPMNE-së ka kërkuar nga shërbimet e MPB ti kthejn 35 automjetet që janë dhënë për përdorim sigurimit të kryeministrit teknik, Oliver Spasovskit. Nga VMRO-DPMNE thonë se veturat nën pronësi të MPB-së po zhfrytëzohen për qëllime private nga funksionarë të pushtetit andaj kanë kërkuar të njejtat ti kthehen Ministirsë për nevojat e saja.
"Bëhet fjalë për dhejtra automjete të cilat janë nën pronësi të MPB-së dhe për nevojat e saj. Nga ajo që kemi njohuri ato automjete për momentin zhfrytëzohen për interesane perosnale të disa individëve dhe të njejtat janë vozitur edhe jashtë orarit të punës për qëllime private andaj është kërkuar nga ministry që gjërat të kthehen në normalitet", tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
E nga LSDM akuzuan ministrin Çulev se me emërimet e udhëheqësve të ri në këtë ministri po rikthen regjimin e Nikolla Gruevksit.
“Në vend që të koncetohen në organizimin e zgjedhjeve korrekte deomoraktike, e cila është detyrë e tyre kryesore në Qeverinë teknike, ministrat partiak të VMRO-DPMNE për çdo ditë shkakotojnë skandale dhe mundohen të instalojnë kuadër nga regjimi i Nikolla Gruevskit. Ministri i MBP-së Naqe Çulev në krye të SPB-së Shkup ka propozuar Riste Stavrevski. Opinioni e njeh atë nga bombat politike se si në cilësinë e këshilltarit flet me Gordana Jankullovksën për mashtrime zgjedhore gjatë fushatës parazgjedhore. Ai është i përfshirë edhe në rastin Titanik, ndërsa në rastin Tanku ishte dëshmitar mbrojtës i Nikolla Gurevskit”, tha Snezhana Kalevska Vançeva nga LSDM.
ZEKIRJA MEXHITI
