Maqedoni

SHGM: Të dënohet personi që kërcënoi gazetaren Meri Jordanovska

11.01.2020 16:15

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër kërcënimet dhe fyerjet ndaj gazetares dhe zëvendës kryeredaktores të “A1on"....

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër kërcënimet dhe fyerjet ndaj gazetares dhe zëvendës kryeredaktores të “A1on”, Meri Jordanovska. Sipas mesazheve të publikuara nga Jordanovska, kërcënuesi e fyente atë duke kërcënuar se “do t’i krijojë një nekrolog”.
 
SHGM kërkojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike që urgjentisht të fillojnë një hetim dhe të ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për të sanksionuar shpejt këto kërcënime. 
 
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë paralajmëroi se përpara zgjedhjeve, kërcënimet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave kanë tendencë të rriten. Këto kërcënime paraqesin vepra penale dhe përpjekje për të censuruar median, andaj i bëjnë thirrje të gjitha partive politike që të dënojnë me forcë kërcënimet, në prag të zgjedhjeve të parakohshme të demonstrojnë qëndrim korrekt ndaj gazetarëve.