Maqedoni
Zjarr në një banesë në Shtip, humb jetën një person i moshës 42 vjeç
11.01.2020 16:49
Një person i moshës 42 vjecare ka humbur jetën si pasojë e zjarrit...

Një person i moshës 42 vjecare ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka ndodhur në nje ndërtesë banimi në Shtip. Sipas zjarrëfikësve ata kanë marrë masa dhe e kanë lokalizuar zjarrin që të mos përhapet në dhoma të tjera dhe nëpër apartamentet e ndërtesës.
"Në ora 10 e 30 kemi marrë thirrjhe nga një qytetarë se në bulavardin ka ndodhur zjarr në një banesë .Bëhet fjalë për një banesdë në katin e 5. Në vend ngjarje menjëherë kemi intervenuar me një automjet dhe katër zjarrëfikës dhe nga aty kemi thirrë edhe dy automjete tjera dhe kështu që në vend nfgjarje kishim 3 automjete dhe 10 zjarrëfikës. Për kohë të shkurtër zjarrin e lokalizuam, thirrëm ndihmën e shpejtë dhe policinë dhe më tej kemi lëne instyitucionet të vërtetojnë se si u shkaktua zjarri dhe cka ka ndodhur", tha Тoni Atanasov nga Brigada e zjarrëfikësve-Shtip.
Zëdhënesja SPB-SHTIP thotë se policia më shumë detaje do të jep pas një hetimi të vazhdueshëm nga një prokuror publik dhe një teknik i forenzikës. Ajo thotë se pas inspektimit do të dihen dhe shkaqet e zjarrit.
