Maqedoni

Spitali i Shtpit, VMRO: Zaev e Filipçe të përfshirë në “Zhvatja 3”

11.01.2020 17:28

VMRO-DPMNE akuzon ish kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe....

VMRO-DPMNE akuzon ish kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe, për përfshirje në rastin “Zhvatja 3”- gjegjësisht për ndërtimin e spitalit të Shtipit dhe fton Prokurorinë publike që seriozisht ta hetoj këtë aferë.
 
"Nga ministria për afera dhe tendera milionshe kërkojmë përgjigje, pse heshtet për rastin "Zhvatja 3", pse në Shtip akoma nuk ka spital, pse u ndërpre ndërtimi i spitalit, pse u shkëput kontrata me nënkontraktuesin, pse nuk u aktivizua garancia bankare e realizuesit, përse për dy herë zgjatet afati pa u paguar penale për mospërfundim të ndërtimit. Për çfarë është marrë vesht Filpçe me showmenin në shtëpinë e tij në lidhje me ndërtimin e spitalit në Shtip", tha Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.
 
Ministria e shëndetësisë: VMRO përmes shpifjeve manipulon qytetarët 
 
Nga ministria e shëndetësisë hodhën posht akuzat e opozitës duke i quajtur gënjeshtra përmes së cilave dëshirojnë të manipulojnë opinionin.
 
"Në trillimin e opozitës të ashtuquajtur "Rasti Zhvatja 3" – nuk ka asnjë rast! Partia që mban shenjën e krimit më të rëndë vazhdon praktikën e vjetër - të manipulojë qytetarët me raste të krijuara", thonë nga ministria e shëndetësisë.
 
Nga dikasteri I Filiçes thonë se janë të përqendruar në përmiërsimin e sistemit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
 
ZEKIRJA MEXHITI