Maqedoni
162 mjekë nuk kanë shkuar me kohë në punë
30.09.2014 16:51
Gjithsej 162 mjekë brenda muajit, tre ose më shumë here janë vonuar më shumë se një orë në kontrollin e parë të caktuar brenda ditës...

Këtë e kanë konstatuar Ministria e Shëndetësisë në kuadër të programit “Termini im”. Ministria paralajmëron se do të marrin masa për parandalimin e kësaj dukurie.
“Këto të dhëna do t’i dorëzojmë tek të gjithë drejtorët e institucioneve shëndetësore publike me një kërkesë, brenda tre ditëve të fillojnë procedurat për kundërvajtje, për papërgjegjësi për secilin mjek. Në afat prej 7 ditësh, drejtorët duhet të na informojnë se është hapur procedurë dhe të na tregojnë e në cilin afat procedura do të mbarojë”- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
Nga ana e specialistëve, më shumë vonesa kanë mjekët e specializimeve të mëposhtme, si: në psikiatri 22 mjekë, akusheri dhe gjinekologji 15 mjekë, në mjekësinë interne 14 mjekë, në oftalmologji 14, ortopedi 11 dhe pediatri 11.
Todorov, tha se me vonesën më shumë se një orë të kontrollit të parë të caktuar pikërisht në ditën e caktuar, automatikisht zhvendosen të gjitha terminët e tjera të caktuara gjatë ditës, e kjo shprehet negativisht ndaj pacientëve të cilët kanë caktuar termin dhe ndikon edhe ndaj efikasitetit të punës së mjekëve.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
